Sherbime Kadastrale
Kompania Gisko-Gnak është e licencuar nga Agjencioni Kadastral për kryerjen e shërbimeve kadastrale shpejtë dhe me përgjegjësi kudo në Kosovë. Ky artikull, përveç tjerash, është edhe udhëzues për atë se çka duhet të bëni dhe çka na nevojitet nga ju neve si kompani private për kryerjen e shërbimeve që ju kërkoni. Shërbimet kadastrale që kërkohen janë:
- Identifikim dhe caktimi i kufijve (mexhës)
- Ndarja e pronës në disa parcela (oborre) apo bashkim të pronave në një, dhe
- Matje apo llogaritje të sipërfaqes
Identifikimi dhe Caktimi i Kufirit (Mexha)
Për shkak të kohërave të paraluftës si dhe pak a shumë të mosdijes dhe neglizhencës nga shumë prej nesh edhe arat, oborret janë ndarë paushall dhe ndarja nuk është regjistruar, objektet janë ndërtuar shpesh jashtë kufijve të lejuar dhe prapë nuk janë regjistruar, rrugët e reja janë hapur sipas dëshirës dhe ku ua ka marr mendja dhe, më e rëndësishmja, gurët janë lëvizur nganjëherë me dëshirë e nganjëherë pa dëshirë. Të gjitha këto mund të rregullohen dhe duhet të rregullohen në mënyrë që të evitohen probleme të mundshme në të ardhëm. Identifikimi dhe caktimi i kufijve të pronës (arës apo oborrit) bëhet duke përdorë pikat (koordinatat) e lëshuar nga shërbimet kadastrale komunale për pronën përkatëse. Mos harroni, se për të caktuar kufirin e oborrit apo arës tuaj me komshiun (të drejtosh mexhën) ju duhet dhe është mirë që paraprakisht të bisedoni me komshiun apo komshinjtë (pronarët e oborreve apo arave që kufizohen me oborrit apo arën tuaj) dhe të merrni pëlqimin e tyre që të caktohet kufiri një herë e mirë dhe që pa problem pajtohen që të gjithë. Kjo na shpëton si neve që mos të vijmë e të kthehemi pa përfunduar punë ashtu edhe juve që të mos paguani dhe të mos përfundoni punën.
Ndarje e Pronës (Arave, Oborreve)
Ndarja e pronës herët a vonë është diçka që të gjithëve na duhet. Duke e marrë parasysh se si familje jemi të mëdha, rrallë ndodhë që të jenë dy vëllezër, e shpesh ndodh që ka nga 5 e më shumë, edhe oborret, arat dhe pasuria e patundshme është punë që duhet zgjidhur që në fillim në mënyrë që të mos ketë probleme më vonë. E në rast që dëshirojmë të shesim pronën duke e ndarë në parcela atëherë ndarja është e domosdoshme dhe kërkesa e parë nga vetë blerësit.
Matja dhe Llogaritja e Sipërfaqes së Pronës
Ndodh që nuk dihet saktësisht sipërfaqja e saktë e pronës apo edhe nëse dihet ndodhë që në fletën poseduese të keni të shkruar më shumë kurse në realitet (gjendja faktike) qëndron ndryshe. Kjo nuk na ka ndodh shpesh por ja që ka pasur raste të tilla. Sot kur çmimi i tokës po rritet dita ditës të zbulosh paraprakisht se ke një ari më pak do të thotë shumë. Në para ky ari sillet nga 1000 deri në 30.000 euro e ndoshta edhe më shumë, e ti mund ti shpëtosh po që se e din saktësisht sa ari ka saktësisht.
Si i Kryejmë Punët
Kompania Gisko-Gnak të gjitha punët kadastrale i kryen duke përdor teknologji bashkëkohore GPS dhe Stacion Total. Një kërkesë në shërbimet komunale për të kryer njërën nga punët që përmendëm më sipër ju merr kohë dhe në fund ju përfundoni duke pritur se një ditë punëtorët e shërbimit kadastral të komunës do të shfaqen për të kryer punën që keni kërkuar. Duke e marrë parasysh se të gjitha komunat kanë një numër të madh rastesh (kërkesa) të pazgjidhura, deri në 3000 ose edhe më shumë, sigurisht se ju nuk do të dëshironit të futeshit në atë list? Përveç tjerash komunat nuk posedojnë teknologjinë për të kryer punët shpejtë, dhe për të arritur deri tek prona ku juve ju duhen atyre shpesh ju ndodhë të harxhojnë një ditë të tërë ose edhe më shumë për tu afruar aq sa mjafton për të përfunduar punën që keni kërkuar. Gisko-Gnak me teknologjinë (GPS) që ka nuk e ka këtë problem. Ne mund të lidhemi në një pikë referuese deri në 10 kilometra larg dhe të kryejmë punën që kërkoni shpejtë dhe saktë brenda orëve duke ju falënderuar teknologjisë të sistemit global të pozicionimit (GPS).
Çka Na Duhet Nga Ju?
E para që na duhet nga ju është që të tregoni numrin e parcelës apo parcelave (arës apo oborrit) e që kjo gjendet në Certifikatën Mbi Të Drejtat E Pronës Së Paluajtshme. Në këtë certifikatë i keni të gjitha që neve na duhet për të filluar. Dhe, e dyta është të na tregoni se çka dëshironi të bëni. A dëshironi ndarje, caktim të kufirit në një anë apo në të gjitha anët, apo definim të sipërfaqes së oborrit apo arës. Pra, çka na duhet është:
- Kopjen e asaj certifikate mbi të drejtat e Pronës Së Paluajtshme
- Arsyen se çka dëshironi të bëni, dhe
- Pëlqimin e pronarit apo pronarëve të pronave që kufizohen me pronën tuaj.
Mos e le për nesër punën që mund ta kryesh sot, na kontakto.


{ 2 comments… read them below or add one }
Tungjatjeta.
Kam nevoj per nje kshill fillimisht se qka të bej metej. Kam nje pronë reth 80 ari dhe desha ta dija se kah shtrihen mexhat, i kontaktova fqinjte dhe ata me nenshkruan autorizim se nuk kemi probleme me mexha dhe ne ket menyr shkova ne kadastren komunale te Pejes dhe u muarem vesh per ardjen e tyre. Pas fotografimit u pa se mexha kishte leviz me njerin prej fqinjve, fqiu i paknaqur me rezultat vendosi qe ket punë ta dergoj ne gjyq. Ai mori avokat dhe ne seance gjyqsore u vendos qe te del kadastre prap. Kadastra doli prap mexhat dualen sikur heren e par mirpo fqiu thot qe prap nuk i pranon. Pas disa kohesh ai kishte ber edhe nje ankes dhe kjo qeshtje prap doli ne gjyq dhe gjykatsi natyrisht tha qe te del kadastra, mirpo gjykatsi u habit ku une thash qe une nje her kam qen ne gjyq per ket pune dhe qe gjyqi me ka dhan te drejt mua, gjykatsi nuk e kishte pas ditur qe ma heret kjo qeshtje veq ka qen ne gjyq. Por prap u vendos qe te del kadastra, e cila doli pas disa javesh, dhe perkundrazi dy fotografimeve te meparshme tani heren e tret e leviz megjen tersisht ne anen e kundert, nje levizje prej afersisht 3 metrash, a eshte e mundur qe megjat te levizin ne ket menyr, me vie te mendoj se qfar njerzish po punojn ne kadaster, dhe a jan fare kompetent per kryerjen e ktyre punve. Vlen te permendet se dy herat e para fotografimi eshte ber me disa mjete te reja kurse heren e fundit me mjete te vjetra kadastrale. Tani gjyqi i kadhen te drejt fqiut dhe une nuk po di se qka te besoj më. A keni ndonje kshill se qka te bej metej.
Pershendetje Ekrem Sadiku
Pershendetje Ekrem, edhe pse pak vone po te pergjigjem por nese nuk ke kryer pune te sugjeroj te thirresh kete numer telefoni 044 135 040.